Moska-rusëve: Në Turqi mund të rrëmbeheni nga ISIS-i

Agjencia federale ruse e turizmit “Rostourism” paralajmëroi sot turistët rusë në Turqi kundër rrezikut të rrëmbimit nga xhihadistët e Shtetit Islamik.

Bota

27/01/2016 17:37

“Udhëheqësit e organizatës ndërkombëtare terroriste të Shtetit Islamik planifikojnë të kryejnë pengmarrje të shtetasve rusë që ndodhen në Turqi, më pas për ti çuar drejt Sirisë për kryerjen e ekzekutimeve në publik ose për t’i përdorur si mburojë njerëzore”, deklaroi agjencia e cila i këshillon turistët të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tyre.