Moska ka një mesazh për Erdoganin

Në grusht shtetin e dështuar ushtarak në Turqi, mbeten të vrarë të paktën 265 persona, 1440 të plagosur dhe më shumë se 2.800 ushtarë dhe personelit ushtarak janë arrestuar.

Bota

16/07/2016 19:26

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka dërguar një mesazh autoriteteve të Turqisë sapo u njoftuan se Ankaraja dhe Stambolli janë duke u përballur me grusht shtet.

Ai u tha autoriteteve turke:

“Është e domosdoshme të shmanget gjakderdhja dhe të zgjidhen të gjithë mënyrën e përcaktuar me Kushtetutë. Zgjidhjen e problemeve pa përdorimin e forcës. Moska është shumë e shqetësuar për situatën në Turqi. Përkeqësimi i situatës politike në kontekstin e kërcënimit aktual të terrorizmit do të thotë një rrezik në rritje për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar”, transmeton lajmi.net.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje autoriteteve ruse për të garantuar sigurinë e qytetarëve rusë në Turqi. Ai urdhëroi që ata të kenë ndihmën e nevojshme.

Në grusht shtetin e dështuar ushtarak në Turqi, mbeten të vrarë të paktën 265 persona dhe më shumë se 2.800 ushtarë dhe personelit ushtarak janë arrestuar për pjesëmarrje në grusht shteti në tentativë në Turqi. Përveç kësaj, rreth 1440 persona u plagosën në përpjekje për të shkatërruar qeverinë e Rexhep Taip Erdogan. /lajmi.net/