Moska do t’i kundërpërgjigjet NATO-s me shtim të trupave

Moska ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa si reagim atëherë kur NATO të shtojë forcat e saj në vendet anëtare në lindje të Evropës.

Bota

27/08/2014 18:47

Misioni i përhershëm i Rusisë në selinë e NATO-s në Bruksel ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter se reagimi rus do të jetë në “lidhje me fuqizimin e sigurisë së saj”.

Këto deklarata janë bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka njoftuar për rotacion trupash në vendet anëtare të lindjes, gjatë një interviste me gazetën britanike The Guardian.

Rasmussen ka thënë se rotacioni i trupave do të kryhet në “frekuencë të lartë” ashtu që “çfarëdo agresioni potencial”, do ta dijë se një sulm ndaj një vendi mikpritës të këtyre trupave nënkupton sulm ndaj tërë aleancës ushtarake.

Polonia dhe tri vendet baltike, të gjitha vende anëtare të NATO-s, kanë bërë thirrje për prani më të madhe të NATO-s, pas intervenimit rus në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.