Moshat e 6 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda 24 orësh në vend u regjistruan 6 vdekje dhe 48 raste të reja pozitive me COVID-19.

Lajme

20/09/2021 15:51

Gjithashtu u bë e ditur për shërimin e 903 qytetarëve nga ky virus, teksa numri rasteve aktive është 8.903.

Tutje, MSh, ka bërë të ditur se viktimat e fundit nga COVID-19 janë pesë meshkuj dhe një femër.

Nga kjo shifër, 3 viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 70-79 vjeç, 1 viktimë është i grupmoshës 60-69 vjeç dhe 1 takon grupmoshës 49-59 vjeç.

MSH ka njoftuar po ashtu se rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Drenasit dy raste, ndërsa nga një rast i vdekjes në komunën e Prizrenit, Istogut, Malishevës dhe Gjilanit.