Mosha e personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19

626 raste të reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK.

Lajme

29/11/2020 15:06

Brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 16 qytetarë.

Numri total i rasteve me COVID-19 deri më sot ka arritur në 39 mijë e 57 raste, transmeton lajmi.net.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Më së shumti raste të reja gjatë 24 orëve të fundit pati në Prishtinë, gjithsej 237./Lajmi.net/

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me koronavirus