Mosguximi i tre subjekteve tjera mund të rrezikojë qeverinë e opozitës

Dardan Molliqaj tha se edhe shkuarja në zgjedhje të reja është mundësi për Kosovën, sepse do të mund të sillte një qeveri të re dhe të pastër.

Lajme

01/07/2014 22:58

(E plotësuar) Sipas sekretarit organizativ të VV-së, edhe shkuarja në zgjedhje të reja është mundësi për Kosovën, sepse do të mund të sillte një qeveri të re dhe të pastër.

Ai tha se nuk është VV-ja ajo e cila po e rrezikon qeverinë e bllokut opozitar, por se rrezik është mos guximi i tre subjekteve tjera, LDK, AAK dhe NISMA.

Sipas tij edhe këto tre parti pajtohen me kërkesat e VV-së rreth dialogut, por, sipas tij, ato thonë se dialogu kërkohet nga ndërkombëtarët, dekalroi për Klan Kosova Molliqaj. 

Duke folur për një qeveri të mundshme të këtyre partive dhe VV-së, ai tha se qëndrueshmëria e saj do të ishte në rrezik për shkak se, siç tha, VV dëshiron të luftojë korrupsionin, e kjo mund t’i pengojë dikujt nga ato tre subjekte.

 

Molliqaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë zhgënjyese

Dardan Molliqaj tha se Gjykata Kushtetuese deri më tani ka një histori të hidhur. Sipas tij, pamundësimi i krijimit të një qeverie me shumicën në parlament nga ana e kësaj gjykate – është kundër sistemit pluralist.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj tha se ka një përvojë zhgënjyese me Gjykatën Kushtetuese.

Ai në emisionin Zona B të Klan Kosovës vlerësoi se kjo gjykatë ka edhe frymë politike, jo vetëm ligjore.

“Përvoja ime me vendimet e Gjykatës Kushtetuese është zhgënjyese. Kjo gjykatë shumicën e vendimeve që i ka marrë kanë qenë politike. Fryma e Gjykatës Kushtetuese ka edhe frymë politike, jo vetëm ligjore”.

“Në rrafshin që jemi, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë gjithçka”.

“Por, çfarëdo vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e pamundëson të krijohet një qeverie prej shumicës në parlament, është kundër logjikës së ndërtimit të institucioneve në kuadër të sistemit pluralist”, tha Molliqaj.