Moscovici: Jashtëzakonisht e vështirë që të bashkëpunojmë me Trumpin

Komisioneri evropian, Pierre Moscovici u shpreh sot se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për Bashkimin Evropian për të bashkëpunuar me administratën “Trump”, nëse kandidati republikan për presidencialet amerikane do të shpallej fitues në nëntor.

Bota

08/06/2016 17:43

“Komisioni Evropian nuk mban qëndrime në lidhje me kandidaten demokrate, Hillary Clinton dhe Donald Trumpin”, u shpreh fillimisht komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike në një intervistë për shtypin francez.

”A zotëron Brukseli një preferencë të mundshme për një nga dy kandidatët në garë? Sigurisht që po, pasi kur shikoj Donald Trumpin, unë mendoj figurën e një populisti, unë shquaj qëndrime që janë kritikuar nga anëtarë të Partisë Republikane dhe jo më pak, më vijnë në mendje fjalët e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, i cili u shpreh se Trump kishte qëndrime raciste në një përballje me një gjyqtar me origjinë meksikane, unë kam në mendje deklarata që janë antievropiane, unë shquaj deklarata proteksioniste”, u përgjigj Moscovici.

”Në këndvështrimin tim do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për të bashkëpunuar me administratën Trump”, theksoi ai.

“Unë shpresoj në parandalimin e kësaj mundësie”, shtoi Moscovici./atsh