Mosarritja e objektivit, klubi anglez zyrtarizon largimin e trajnerit

Leeds United ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin Sam Allardyce pas përfundimit të sezonit 2022/23. Allardyce dhe Leeds United kanë rënë dakord të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, me njoftimin që është bërë i ditur në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net. “Leeds United dhe Sam Allardyce mund të konfirmojnë se të dyja palët kanë…

Sport

02/06/2023 11:29

Leeds United ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin Sam Allardyce pas përfundimit të sezonit 2022/23.

Allardyce dhe Leeds United kanë rënë dakord të mbyllin bashkëpunimin mes tyre, me njoftimin që është bërë i ditur në faqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

“Leeds United dhe Sam Allardyce mund të konfirmojnë se të dyja palët kanë rënë dakord reciprokisht që periudha e Sam në klub të përfundojë pas përfundimit të sezonit 2022/23” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Leeds United.


Sam iu bashkua bardhezinjve për katër ndeshjet e fundit të sezonit dhe pavarësisht paraqitjeve të forta kundër Manchester City dhe Neëcastle United, objektivi për të qëndruar në Premierligë nuk u arrit.

Leeds United do të njoftojë javët në vijim për emërimin e trajnerit të ri./Lajmi.net/