Mos-vendosja e çmimit tavan të naftës, pompat e derivateve rrisin pak çmimet

Qeveria e Kosovës, me datën 24 qershor 2022, kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës. Në nenin e katërt të këtij udhëzimi administrativ, thuhet se “çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë…

Lajme

10/11/2022 14:00

Qeveria e Kosovës, me datën 24 qershor 2022, kishte miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës.

Në nenin e katërt të këtij udhëzimi administrativ, thuhet se “çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, kurse për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 cent”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte njoftuar se vendimi është marrë “bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse”.

 

 

 

Ndërsa, në udhëzim bëhet e ditur se vendimi i posaçëm mbetet në fuqi deri në 90 ditë, transmeton lajmi.net.

Tani që ka mbaruar afati për përcaktimin e çmimit tavan ka filluar të ketë ngritje të menjëhershme të çmimeve të derivateve të naftës.

Nga 1.72 euro që ishte çmimi maksimal për naftë, i fundit i lejuar nga MINT, sot ka arritur në 1.75 sosh për litër.

Përveç naftës rritje është vërejtur edhe tek çmimi i benzinës.

Nga 1.45, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër. /Lajmi.net/