“Mos u merakos ti për këtë punë”, Konjufca përdor shprehjen e famshme të Esatit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është i njohur për batutat e tij gjatë seancave në Kuvend. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe gjatë seancës plenare ditën e sotme, kur Konjufca i është drejtuar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. “Ky z.Zemaj nuk është kurrfarë presioni. Këtu kemi me votu…

Lajme

09/02/2023 14:05

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është i njohur për batutat e tij gjatë seancave në Kuvend.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe gjatë seancës plenare ditën e sotme, kur Konjufca i është drejtuar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Ky z.Zemaj nuk është kurrfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë n’daç me ditë. Edhe herën e parë e kryjtem, tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu në rregull jem”, tha Konjufca, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve që janë të pranishëm në sallë.

Shprehja “mos u merakos” ishte bërë virale para disa muajve për shkak të përdorimit të shpeshtë nga personazhi që u bë i famshëm në Tik-Tok, Esati. /Lajmi.net/