“Mos përjetofshi më humbje të tilla”, aktori turk bashkëndien me banorët e Shqipërisë
Tolgahan Saysiman ka shprehur keqardhje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
ShowBiz
Tolgahan Sayisman, përmes një postimi, ka ndarë dhimbjen me popullin shqiptarë në këto ditë të rënda, shkruan lajmi.net.
Aktori ka kujtuar tërmetin e vitit 1999 që mori shumë jetë në Turqi, ndërsa lutet që Shqipëria mos të përjetojë më të tillë histori.
“Ne vitin 1999 ne jetuam nje termet shume te rende 7.4 ball ku humben jeten dhjetra mijera njerez, prandaj dhimbjen qe ndjeni ju sot ne e kuptojme shume me mire, Zoti i ndohmohte te gjithe shqiptaret dhe mos jetofshi me humbje te tilla. Jemi me ty Shqiperi”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/