Mos na kritikoni

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano beson se gjiganti katalan ka marrë kritika të pamerituara pasi rezultat e deritashme këtë edicion tregojnë se ekipi është në rrugën e duhur. Barcelona është kritikuar këtë edicion për stilin më të kujdesshëm të lojës nën drejtimin e trajnerit të ri Gerardo Martino. Mirëpo, Mascherano beson se rezultatet flasin për…

Sport

08/11/2013 19:20

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano beson se gjiganti katalan ka marrë kritika të pamerituara pasi rezultat e deritashme këtë edicion tregojnë se ekipi është në rrugën e duhur.

Barcelona është kritikuar këtë edicion për stilin më të kujdesshëm të lojës nën drejtimin e trajnerit të ri Gerardo Martino. Mirëpo, Mascherano beson se rezultatet flasin për vete, derisa skuadra është lidere në La Ligë dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

“Kryesojmë në La Ligë, jemi kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, kemi fituar Superkupën e Spanjës. Ne duket sikur kemi bërë diçka ashtu siq duhet”, deklaroi Mascherano për Barca TV.

“Njerëzit duhet të këndellen. Nuk jemi duke bërë gjithçka gabim, edhe pse jemi të vetëdijshëm se janë disa fusha të cilat duket ti përmirësojmë. Stili i kësaj skuadre shënohet nga futbollist si Xavi, Iniesta, Fabregas dhe Busquets të cilët asnjëherë nuk luajnë me topa të gjatë sepse nuk e dinë këtë dhe kurrë nuk e kanë provuar”, përfundoi argjentinasi.