Mos i paragjykoni njerëzit!

Një kamerë e fshehur mjaft interesante është realizuar nga gjiganti i birrës, Carlsberg. Kinemaja ‘Kinepolis’ në Bruksel është mbushur me 148 njerëz të ‘frikshëm’, dhe të mbuluar me tatuazhe në trupat e tyre, të quajtur si ‘Bad boys’ (djem të këqij), ndërsa janë lënë të lira vetëm dy vende. Disa çifte kanë rënë në ‘grackë’…

Lifestyle

19/01/2014 19:55

Një kamerë e fshehur mjaft interesante është realizuar nga gjiganti i birrës, Carlsberg. Kinemaja ‘Kinepolis’ në Bruksel është mbushur me 148 njerëz të ‘frikshëm’, dhe të mbuluar me tatuazhe në trupat e tyre, të quajtur si ‘Bad boys’ (djem të këqij), ndërsa janë lënë të lira vetëm dy vende.

Disa çifte kanë rënë në ‘grackë’ dhe disa prej tyre janë larguar nga frika. E atyre që e morën guximin për t’u ulur në mes të ‘djelmoshave të rrezikshëm’, nuk u doli keq. Madje, ata u shpërblyen me nga një birrë dhe brohoritje, duke e kuptuar më pas se kjo ishte vetëm një kamerë e fshehur.