Mos i jepni fëmijës telefon të mençur dhe tablet, ja arsyet!

Telefonat e mençur dhe tabletët kanë dëshmuar efekte negative në trupin e njeriut.

Lifestyle

28/02/2017 19:30

Emetimi i rrezatimit elektromagnetik- ka në fakt efekt të njejtë në trurin tuaj sikurse mikrovala në ushqim. Kjo nuk do të thotë që telefoni celuluar do të “gatuajë” trurin tuaj për dy minuta, por dy telefona të mençur mund të ziejnë një vezë për 45 minuta, transmeton lajmi.net

Për shkak se foshnjet dhe fëmijët kanë fuqi më të vogël, atëherë rrezatimi ka më shumë efekt. Mos rrezikoni që truri i fëmijës suaj të ketë pasoja.

Në mes moshës 0-2 vjeç, truri është i vogël në madhësi. Zëri i prindërve, prekja, apo loja mund t’i ndihmojnë ata të bëhen me të fortë emocionalisht në lidhjen me njerëzit e tjerë.

Por për fëmijët të cilët shpenzojnë kohë më shumë me një hapësirë telefoni, ndodhë diçka më ndryshe.
“Neuronet e tyre ndryshojnë dhe të tjera krijohen” thotë pediatri për fëmijë Denise Daniels. “Ka efekte në koncentrim, në shumë raste aq thellë depërton edhe në lidhjet personale.”

Gjithashtu, bëhet varësi.
“Diçka e jashtëzakonshme me këtë teknologji është se ka gjithmonë diçka për t’u bërë- është pothuajse e pafundme” tha dr. Gary Small. “Për këtë arsye, është shumë e vështirë të heqim dorë dhe të ndalojmë t’i përdorim ato.”

I largon ata nga gjumi.
Nuk është sekret se loja me telefon, tablet ose leximi para se të shkoni në shtrat, ju bën më të vështirë të bëni gjumë. Drita e cila vjen nga telefoni, dëmton hormonin melatonin, dhe e vendos trupin në një cirk të përgjumshëm, ku as nuk mund të fle dhe as të rrijë zgjuar siç duhet.

“Duket se përdorimi i telefonit në mbrëmje para kohës së gjumit me të vërtetë ka efekt negativ në gjumë dhe në ritmin kirkadian” tha Ana Marie Chang.

Efektet janë edhe në mësim.
Bazuar në hulumtimet që janë bërë, telefoni i mençur është i dëmshëm në aftësinë e fëmijës që të mësojë sepse pengon në vëmendjen e tyre.

Arsyeja tjetër është se nuk i lejon ata që të reflektojnë në veprimet e tyre.
Është e lehtë të thuash diçka të keqe për dikë, pas shpinës së tyre, por është e qartë se nuk është po aq e lehtë t’i thuhet dikujt diçka e keqe në fytyrë. Ju mund të shihni shprehjet e fytyrës dhe të ndjeni dhimbjen e tyre, çka ju shtyn të reflektoni dhe të ndjeni keqardhje për atë që keni bërë.

Por nëse e thuani online, atëherë gjithçka shkon jashtë dritares. Ju nuk mund të dëgjoni zërin e tij, të kuptoni gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës, dhe madje edhe fenomenet e të ndjerit në ato raste, transmeton lajmi.net

“Të gjitha po humbin me teknologjinë, tha psikologu Jim Taylor. “Fëmijët janë duke shpenzuar shumë kohë duke komunikuar përmes teknologjisë sa që ata nuk janë duke zhvilluar aftësitë bazike të komunikimit që njerëzit i kanë pasur gjithmonë. Komunikimi nuk ka të bëjë vetëm me fjalët. ”

Këto janë vetëm disa prej arsyeve përse fëmijëve nuk duhet t’u lejohet telefoni i mençur apo tableti, nga se, më e rëndësishmja, ata do të mësohen me një botë virtuale dhe do të harrojnë botën reale, duke harruar edhe të jetojnë. /Lajmi.net/