Mos e humbisni “spektaklin” e radhës që dhuroi futbolli shqiptar
Tolerimet në kampionatin shqiptar të futbollit janë kthyer në një ngjarje normale, edhe në mes të sezonit. Shembullin konkret e ka dhënë në fundjavë Kategoria e Parë ku luhej një “derbi” mes Kastriotit dhe Ilirisë së Fushë Krujës.

Sport
Në ndeshjen mes dy skuadrave të cilat janë nën administrim dhe financohen nga Bashkia e Krujës, një konflikt interesi i anashkaluar plotësisht nga FSHF, situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të Kastriotit por ndërkohë mësohet se në ndeshjet e tjera, skuadrat që rivalizojnë Ilirinë për të mos rënë nga kategoria po fitojnë gjithashtu.
Si për çudi, Iliria gjen forcat dhe “autostradën” në mbrojtjen e Kastriotit për të shënuar pa vështirësi dy gola të tjerë dhe për të fituar “derbin”. Për më shumë, shihni kronikën e transmetuar nga RTSH dhe shijoni “estradën” e radhës së një kampionati i cili klasifikohet profesionist./Panoramasport/