Mos dil ‘hollë’ se ftohesh, temperaturat nën minus gradë

Gjatë dy ditëve në Kosovë do të mbajë mot i ftohët.

Lajme

26/11/2020 16:35

Sipas IHMK, në mëngjes parashihet mjegull e radiacionit, kjo si pasojë e rënies së temperaturave gjatë natës dhe insolacionit gjatë ditës, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja. /Lajmi.net/