Mos bëni shaka me Xavin

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba kërkon më shumë respekt për bashkëlojtarin e tij, Xavi, pas spekulimeve rreth largimit të tij nga klubi. Ai po ashtu është i sigurt se Lionel Messi do të mbetet gjatë në Camp Nou.

Sport

22/05/2014 22:21

Mbrojtësi Jordi Alba i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit Xavi që së fundmi ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi.

Gjiganti katalan mbylli një edicion të vështirë, kurse edhe pas tij është detyruar të ballafaqohet me lajme të befasishme, përfshirë atë rreth dyshimeve për të ardhmen e mesfushorit Xavi në Camp Nou.

Por, Alba nuk ka dyshime.

“E ardhmja e Xavit? Një futbollist si ai meriton respekt nga Luis Enrique dhe të gjithë tifozët, është futbollist i rëndësishëm”, deklaroi Alaba për të përditshmen sportive katalane Sport.

Asnjë dyshim në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Lionel Messi, që sipas Alabas ka ende karrierë të gjatë para vetes në Barcelonë.

“Deklaratat e Messit? Besoj se një futbollist si ai dëshiron të mbetet edhe për shumë vjet në Barcelonë, e njësoj si ai edhe tifozët e Barcelonës”, u shpreh ai.

Në fund, Alaba i uroi mirëseardhje portierit Marc Andre Ter Stegen, i cili u prezantua sot në Camp Nou, pas transferimit nga Borussia Monchengladbach.