Morina: Lamtumirë Sigal Prishtina

Gëzim Morina i ka dhënë lamtumirën e tij Sigal Prishtinës.

Sport

18/02/2016 15:32

Gëzim Morina ka sqaruar arsyet e largimit nga Sigal Prishtina, një ditë më parë.

Basketbollisti nga Suhareka ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar.

“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e KB Sigal Prishtina, ishte një vendim mjaft i veshtirë dhe emocional për mua! Deshta të falënderoj kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve si dhe bashklojtarët e mi dhe punëtorët tjerë në klub! Vërtet ishte një periudhë e paharruar dhe përjetuam shumë momente të bukuara së bashku, nga fitoret historike në FIBA Europe Cup, deri së fundmi në fitimin e Kupës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Morina.

“Një falënderim i veçant shkon për Plisat, tifozerinë tonë te flaktë! Ju falënderoj shumë për pritjen dhe përkrahjen tuaj në çdo ndeshje, vërtet jeni të mrekullueshëm! E di që ndoshta për shumicën nga ju, ky vendim imi ishte i papritur dhe shumë i pakuptueshëm, shpresoj që të has në mirëkuptimin tuaj! U ktheva me dëshirën më të madhe, po shkoj me mallëngjimin edhe më të madh, duke pasur çdo herë në mendje Prishtinën, Plisat, Kosovën… Edhe njëher faleminderit nga zemra,ju deshirojë shumê suksese! Me respekt Gëzim Morina!”, ka shkruar ai.