Mori vëmendje me trupin perfekt pas lindjes së djalit, Marigona Krasniqi tregon “sekretin” e saj

Pak ditë më parë, boksieri, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, modelja, Marigona Krasniqi, janë bërë prindër për herë të parë. Modelja ka shfaqur linjat e saj perfekte pas lindjes së djalit, shkruan lajmi.net. Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo tregoi format trupore tejet perfekte. Në veshje sportive, modelja nxori në pah barkun e rrafshët…

ShowBiz

22/09/2022 13:41

Pak ditë më parë, boksieri, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij, modelja, Marigona Krasniqi, janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja ka shfaqur linjat e saj perfekte pas lindjes së djalit, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo tregoi format trupore tejet perfekte.

Në veshje sportive, modelja nxori në pah barkun e rrafshët si dhe përmasat trupore të cilat janë për tu lakmuar.

Por, së fundi, ajo ka gjetur pak kohë për ndjekësit, duke iu përgjigjur interesit të tyre.

Përpos komplimenteve, Marigona mori shumë pyetje nga ndjekësit për trupin, të cilët janë kureshtarë se cili është sekreti i këtyre formave pak pas lindjes.

“Nuk kam pasur asnjë herë regjim ushqimi. Ka të bëjë me metabolizmin. Edhe e rëndësishme është mos të hani për dy persona gjatë shtatzënisë”, tha ajo./Lajmi.net/