Mori në рarlament foѕhnjën dhe i dha gji gjatë seanсës, deрutetja kritikohet aѕhрër
Një deputete ka bërë diçka të pazakontë.

Fun
Një deputete në Britani është kritikuar ashpër për “paraqitjen” e saj në Parlament, pasi ajo shkoi atje me djalin e saj tre muajsh të cilin po e ushqente me gji, transmeton lajmi.net.
Ajo ka rihapur debatin për të drejtat e deputeteve që bëhen nëna.
Deputetja e Partisë së Punës, Stella Krizi u informua se rregullorja nuk lejon askënd të marri me vete fëmijën e tij në seancë.
Ndërkohë, Krizi u përgjigj duke thënë “nuk e dija” pasi kishte marrë pjesë edhe më parë në seancat parlamentare me foshnjën dhe kërkoi rishikimin e masës.
Sipas Krizit, ajo merrte rregullisht djalin e saj me vete madje i jepte edhe gji, ndërsa më parë edhe vajzën.
Krizi, inkurajon nënat të përfshihen në politikë përmes një fushate të quajtur “Kjo mami voton”. /Lajmi.net/