Morenën e shohim shpesh duke e bërë, njësoj vepron edhe i dashuri i saj

Morena Taraku dhe i dashuri i saj Sasha Sabhani duket se kanë shumë gjëra të përbashkëta.

ShowBiz

13/06/2018 14:32

Të dy bëjnë një jetë luksoze por duke pasur parasysh se Sasha është miliarder, jeta e tij është akoma më e shtrenjtë, shkruan lajmi.net

Poashtu të dy preferojnë palestrën për ta kaluar një pjesë të kohës duke ushtruar. Morenën e kemi parë shpesh duke postuar fotografi nëpër rrjete sociale nga atje e ja ku e publikoj një të tillë edhe iraniani.

Se dyshja janë në lidhje kanë dalë zëra nga mediat e ndryshme të cilat kanë kapur një foto në profilin e tij në Instagram në të cilën shihej në përqafimin e modeles dhe këngëtares shqiptare.

Nga dyshja ska pasur as pohim e as mohim për ndonjë medium por në një postim që Sasha e pati bërë kisht shkruar ‘Të dua’ në shqip, me çka e konfirmoj lidhjen dhe se Morena po ia mëson shqipen./Lajmi.net/