Morena Taraku poston imazhin e veçantë me të atin

Morena Taraku ka publikuar imazhin më të bukur me babain e saj.

ShowBiz

20/03/2019 15:58

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Morena Taraku momentet më të lumtura të jetës i kalon me babain e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi ka postuar një fotografi në Instagram teksa shfaqet dorë për dore me të atin dhe duken mjaft në formë.

Këngëtarja ka vite që e ka humbur nënën por me babain ka mjaft raporte të mira dhe kjo tashmë vërehet dukshëm.

Ndërkohë, Morena është duke punuar në projekte të reja e cila që një kohë është zhvendosur në Turqi. /Lajmi.net/