Morena dhe Stresi vizitojnë djalin që u hodh nga kati i pestë shkak i tërmetit

Morena Taraku ka shkuar në Shqipëri.

ShowBiz

03/12/2019 22:03

Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku, ka shkuar në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan lajmi.net.

Ajo së bashku me reperin Stresi kanë shkuar edhe në spitalin e Traumës për ta vizituar 10 vjeçarin i cili ishte hedhur nga kati i pestë në kohën kur ra tërmeti dhe kishte shpëtuar.

ALESIO NJE HERO I VERTET U HODH NGA KATI 5-te DHE SHPETOI …
UNE E STRESI QE SOT E KEMI BA NJE VELLA TE VOGEL ❤️??”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën. 10-vjeçari sipas dajës së tij, u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5n8jx1lDws/