Morën para për termin vize, arrestohen dy persona për mashtrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy meshkuj të dyshuar kosovarë nën dyshimet për veprën penale “Mashtrim”. Sipas raportit 24-orësh, më 31 janar policia ka arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke u premtuar për termin vize, i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo…

Lajme

01/02/2023 09:40

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy meshkuj të dyshuar kosovarë nën dyshimet për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas raportit 24-orësh, më 31 janar policia ka arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke u premtuar për termin vize, i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo rezervim t’i japin nga 600 euro, shkruan lajmi.net.

“Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 24.11.2022-09:50. Me 31.01.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit duke u premtuar për termin vize i kanë detyruar viktimat meshkuj kosovarë që për çdo rezervim ti japin nga 600€. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/