Morata turpëron tre sulmuesit e Real Madridit
Alvaro Morata ka bilanc më të mirë se treshja e sulmit të Real Madridit.

Sport
Alvaro Morata ka një statistikë që mund t’i turpërojë tre sulmuesit e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Karim Benzema.
“Sport.es” shkruan se ish sulmuesi i “Los Blancos” ka bilanc më të mirë se treshja e sulmit te skuadra e Zidane.
Morata ka realizuar 7 gola gjatë këtij sezoni në Premierligë pas transferimit nga Real Madrid në Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, Bale, Benzema e Ronaldo kanë shënuar bashkërisht 5 gola gjatë këtij stinori në La Ligë. /Lajmi.net/