Morata tregon se a do të festojë nëse shënon ndaj Juventusit

Alvaro Morata është deklaruar para ndeshjes me Juventusin.

Sport

20/02/2019 11:37

Atletico Madrid do të përballet me Juventusin sonte (e mërkure) në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Alvaro Morata ka thënë se ai ende e mbështet ‘Zonjën e Vjetër’ andaj nuk do të festojë nëse sonte shënon, poashtu edhe në Torino.

“Kam respekt për Juventusin, andaj nuk do të festojë nëse shënojë sonte”, tha spanjolli, përcjell lajmi.net.

“Unë kam ardhur këtu që të fitojë gjithçka, andaj do të luftojmë për çdo trofe.

“Ne jemi në vendin e dytë në La Liga, por përballja ndaj Juventusit, është ndoshta ndeshja më kryesore e këtij sezoni.”, ka shtuar më tej Morata. /Lajmi.net/