Morata sot kaloi tek Atletico, por shikoni videon me “huqjet” e spanjollit këtë sezon

Alvaro Morata sot ka kompletuar transferimin e tij nga Chelsea tek Atletico Madrid.

Sport

28/01/2019 19:46

Sulmuesi ka kaluar në Madrid në formë huazimi, për 18 muaj,  me mundësi blerjeje në fund të sezonit të ardhshëm.

Morata shënoi nëntë gola në 24 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, por pati edhe “huqje” spektakolare.

Një video prej gjashtë minutave e 27 sekondave përmbledh disa nga këto raste të lëshuara nga ai.

Më poshtë, lajmi.net ua përcjell videon e lëshimeve të Moratas. Tifozët e Atleticos nuk duhet ta shohin. /Lajmi.net/