Morata: Nuk dua të takohem me këtë skuadër në L.K

Alvaro Morata ka shprehur dëshirën e tij për të shmanguar një tjetër përballje me ish skuadrën e tij, Juventus në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/02/2020 16:55

Atletico Madrid të martën mbrëma ka mposhtur Liverpoolin 1:0 në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

“Unë mendoj se Liverpool dhe Juventus janë më të mirët në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Morata, përcjell lajmi.net.

“Unë preferoj të mos takohemi me Juventusin përsëri në Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se Bianconerët, Liverpool dhe PSG janë skuadrat favorite, por në Ligën e Kampionëve asgjë nuk është e sigurt”.

Juventus në këtë fazë në Ligën e Kampionëve do të përballet me Lyon./Lajmi.net/