Morata nesër mbërrin në Torino për testet mjekësore

Alvaro Morata pritet të mbërrijë në Torino nesër për testet mjekësore në Juventus pasi ra dakord për një huazim me opsionin për ta blerë në fund të sezonit nga Atletico Madrid për një total prej 54 milionë eurove.

Sport

21/09/2020 18:05

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja tashmë është e kryer.

Juve do të paguajë 9-10 milionë euro për huazimin një sezonal, me një mundësi për ta blerë për 45 milionë të tjera.

Sky pretendon gjithashtu se ka një mundësi për të zgjatur huazimin për një sezon tjetër.

Kontratat po shkëmbehen sot midis dy klubeve dhe Morata duhet të jetë nesër në Torino.

Ai mbush 28 vjeç muaj muajin tjetër dhe tashmë kaloi dy sezone në Juve nga 2014-16, përpara se Real Madrid të aktivizonte opsionin e tyre të ri-blerjes.

Klubi i tij, Atletico ka gjetur marrëveshjen me sulmuesin Luis Suarez. /Lajmi.net/