Morata: Jemi Atletico dhe kemi një mision

Alvaro Morata është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Rayo Vallecano.

Sport

16/02/2019 19:53

Ateltico Madrid kanë triumfuar minimalisht në udhëtimin ndaj Rayo me rezultatin 0:1.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme. Këto tri pikë ishin të arta për ne, dhe ishte e rëndësishme të fitojmë këtu sepse është nga stadiumet më të vështira” ka thënë Morata, transmeton lajmi.net.

“Ne morrëm një fitore sot dhe jemi shumë të lumtur. Ndeshja e së mërkures do të jetë e rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Ata janë skuadër e mirë, por sigurisht se edhe ata kanë respekt për ne” ka thënë tutje sulmuesi.

Gjithashtu ai është shprehur shumë i lumtur me shokët e sulmit, Diego Costa dhe Antoine Griezmann.

“Diego dhe Griezmann janë dy prej më të mirëve në botë, ata e kanë treguar këtë. Jam i fundit që erdha këtu dhe unë duhet të adoptohem” ka thënë tutje lojtari.

Atletico me këtë fitore ndaj Rayos e vazhdon garën për titullin e kampionit në Spanjë./Lajmi.net/