Morata edhe zyrtarisht lojtar i Atletico Madrid

Duket se drama e Alvaro Moratas fundin e kishte sot.

Sport

28/01/2019 18:00

Sulmuesi spanjoll edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Atletico Madrid, pas shumë negociatave.

Pasi përfundoi dje testet mjekësore, Morata sot ka nënshkruar kontratën e tij, kontratë e cila e bën atë anëtar të Atletico Madrid për 18 muajt e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur për kalimin e tij në Madrid, ku pritet që të gjej formën e tij më të mirë.

Kartonin e lojtarit aktualisht e mbanë skuadra e Chelsea, ku lojtari luajti deri në këtë pikë të sezonit. /Lajmi.net/