Morata do jetë i gatshëm për Kupën e Botës
Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata do jetë i gatshëm për Botëror. Morata ka pësuar një lëndim në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga, ndaj Cadiz (takim që u mbyll 3:2 në favor të Cadiz). Spanjollit iu desh të lë fushën vetëm në minutën e 10, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte…
Sport
Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata do jetë i gatshëm për Botëror.
Morata ka pësuar një lëndim në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga, ndaj Cadiz (takim që u mbyll 3:2 në favor të Cadiz).
Spanjollit iu desh të lë fushën vetëm në minutën e 10, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen.
Pas lëndimit të marrë ‘rojiblancos’ njoftuan se çfarë e shqetëson lojtarin.
“Alvaro Morata vuan nga edema e indeve të buta në kyçin e këmbës. Evolucioni i shqetësimit të tyre do të përcaktojë përfshirjen e tyre në grup”, ishte njoftimi i Atleticos.
Mirëpo, duket se lëndimi nuk do ta mbajë shumë larg fushave të blerta atë, pasi sipas raportimit të ‘Marca’ ai do jetë i gatshëm për Kupën e Botës.
Kujtojmë që Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor./Lajmi.net/