Morata dhe Dybala të gatshëm për derbin ndaj Romës

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë në skuadrën e Juventusit për derbin e së dielës kundër Romës.

Sport

26/09/2020 18:50

Skuadra e mëdha italiane takohen të dielën në stadiumin ‘Olimpico’, në ndeshjen e javës së dytë.

‘Bianconerët’ vazhdojnë të kenë mungesa lojtarët si Federico Bernadeschi, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro, derisa Sami Khedira nuk është përfshirë në udhëtimin për në Romë.

Lojtarët që Pirlo ka ftuar për derbin kundër Romës: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni.

/Lajmi.net/