Morata dënohet me dy ndeshje mos lojë, humb derbin e madh në Serie A

Alvaro Morata nuk do të mund të ndihmojë Juventusin në dy ndeshjet e radhës në Serie A.

Sport

01/12/2020 17:11

Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq për sjellje jo të mirë në fund të ndeshjes mes Beneventos dhe Juventusit, e cila përfundoi 1:1.

Komisioni Disiplinor i Serie A ka vendosur ta ndëshkojë me dy ndeshje mos lojë Moratan, përcjell lajmi.net.

Morata do t’i humbas ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Genoas.

Kujtojmë se Morata në shtatë ndeshje në Serie A këtë sezon ka shënuar tri gola./Lajmi.net/