Monza reagon pas vdekjes së pronarit Silvio Berlusconi: Boshëllëk që nuk mund të mbushet kurrë
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. Berlusconi së fundmi ishte pronar Monzas, klubit që bën gara në elitën e futbollit italian. Monza përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale ka reaguar me disa fjalë…
Sport
Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i AC Milan ka vdekur në moshën 86-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane dhe ato më të mëdha ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Berlusconi së fundmi ishte pronar Monzas, klubit që bën gara në elitën e futbollit italian.
Monza përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale ka reaguar me disa fjalë për vdekjen e presidentit të tyre, Berlusconit.
“Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmonë me ne. Faleminderit për gjithçka president” – thuhet në njoftimin e klubit italian.
Adriano Galliani e tutto AC Monza piangono affranti la scomparsa di Silvio Berlusconi: “Un vuoto che non potrà mai essere colmato, per sempre con noi. Grazie di tutto Presidente”. pic.twitter.com/URLk802bcJ
— AC Monza (@ACMonza) June 12, 2023
Berlusconi u shtrua në spital të premten e kaluar në spitalin e San Raffaele në Milano, më pak se një muaj pasi u largua nga ai pasi kaloi 44 ditë në spital për një infeksion të mushkërive./Lajmi.net/