Montoya: Adios Barcelona

Nuk u largua gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbrojtësi i Barcelonës, Martin Montoya do ta braktisë gjigantin katalan pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

04/02/2015 14:49

Martin Montoya nuk u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, por do ta bëjë këtë në fund të këtij sezoni, raportojnë mediat spanjolle.

Nëse gjiganti katalan vendosur t’i ofrojë kontratë të re Dani Alvesit, Montoya do të largohet nga klubi në verë.

Fiorentina ishte e interesuar për transferimin e tij gjatë janarit, por Barcelona refuzoi ta shiste.

Mirëpo, Montoya është i vetëdijshëm se nuk do të gjejë hapësirë të mjaftueshme për lojë në Camp Nou, andaj do t’i konsiderojë ofertat në fund të këtij sezoni.

Ai spekulohet se kërkohet edhe nga Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Napoli.