Montella ka një kërkesë për lojtarët e tij pas barazimit me Interin
Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella, ndjen keqardhje se si përfundoi derbin me Interin, ku pranuan gol në fund të ndeshjes.

Sport
Por, pavarësisht kësaj ai ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen, ndërsa zbulon se të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti Silvio Berlusconi.
“Presidenti ishte pak i zhgënjyer për barazimin në fund, por ai përgëzoi djemtë”, deklaroi Montella, përcjell lajmi.net.
“Edhe unë u ndjeva keq për ta, por ata sonte mund të shkojnë dhe të flenë të qetë pas paraqitjes që patën”.
“Pjesën e dytë e filluam mirë, ishim superior, Interi në dy raste gjeti rrjetën. Ndoshta as ata nuk merituan të humbnin, por nëse do të ndodhte ajo, do të ishte fitore e merituar për Milanin”, përfundoi ai.