Monchi: Transferimi i Rakitic te Sevilla thuajse i pamundur

Ivan Rakitic duket se nuk mund të kalojë te Sevilla.

Sport

10/08/2020 19:21

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, tash e disa kohë lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra e Sevilla.

Lojtari ka humbur rëndësinë e tij te skuadra e Barcelonës, dhe meqë është në vitet e fundit të karrierës thuhej se mund të kthehet te Sevilla.

Megjithatë, lidhur me këtë ka folur drejtori sportiv i Sevilla, Monchi, i cili ka zbehur gjërat.

“Ivan është një lojtar i cili nga çfarë ka deklaruar do të donte rikthimin te Sevilla qysh sot, nesër apo në dy vite”, ka thënë Monchi, transmeton lajmi.net.

“A janë këto mundësi reale? Për momentin duket e vështirë për mua, nëse jo e pamundur”, ka shtuar ai.

“A do të punoja në këtë drejtim? A e dua rikthimin? Nuk e mohoj këtë, ai është shoku im”, ishin fjalët e Monchi.

Rakitic ishte aktiv për 90 minuta në ndeshjen e fundit të Barcelonës, të cilën katalanët e luajtën kundër Napoli, megjithatë gjatë sezonit shpeshherë ka qenë në bankën rezervë. /Lajmi.net/