Monchengladbach mposht lehtësht Union Berlinin

Borussia Monchengladbach ka arritur fitore bindëse 4:1 kundër Union Berlin, në javën e 29-të të Bundesligës.

Sport

31/05/2020 17:25

Florian Neuhaus (17’), dy gola nga Marcus Thuram (41’ 59’) dhe Alassane Plea (81’) realizuan për fitoren e vendasve.

Sebastian Andersson (50’) shënoi golin e nderit për mysafirët, që nuk e kanë nisur mirë pas rifillimit të ligës gjermane.

Gladbach renditet në pozitën e tretë me 56 pikë, kurse Union Berlin me 31 pikë renditet në vendin e 14. /Lajmi.net/