Monaco synon transferimin e Mertens

Ylli i Napoli, Dries Mertens, mund të përfundojë në Ligue 1 të Francës.

Sport

17/02/2020 17:45

Skuadra e Napolit po përgatiet për një ‘revolucion’ në fondin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që mund të largohet nga skuadra është Dries Mertens.

Kontrata e belgut me skuadrën e Napoli skadon në fund të këtij sezoni, pas pothuajse shtatë viteve bashkëpunimi.

Sipas raportimeve të medieve italiane, interesimi për Mertens është i madh. Monaco është skuadra që i ka ofruar lojtarit një kontratë dy vjeçare, transmeton lajmi.net.

Skuadra franceze thuhet t’i ketë ofruar lojtarit rreth 4.5 milionë euro për sezon.

Mbetet të shihet nëse Monaco do të arrijë të finalizojë transferimin e Mertens, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/