Monaco konfirmon shkarkimin e Henry, ja kush zë vendin e tij

Thierry Henry nuk e ka nisur më së miri karrierën e tij si trajner.

Sport

25/01/2019 22:15

Skuadra e Monacos sot ka konfirmuar se kanë shkarkuar ish sulmuesin francez nga posti i trajnerit të skuadrës.

Kanë kaluar vetëm 20 ndeshje që kur Henry zuri vendin e Leonard Jardim, dhe këto mjaftuan që ta largojnë edhe vet lojtarin, transmeton lajmi.net.

“E për çudi, vendin e ish sulmuesit të Arsenal në stolin e skuadrës nga principata do ta zë pikërisht Leonard Jardim.

Ky vendim është shumë interesant dhe i padëgjuar ndonjëherë më parë. Një trajner i shkarkuar që rikthehet pas dy apo tri muajve.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për Thierry Henry. /Lajmi.net/