Monaco fiton me përmbysje ndaj PSG-së

Monaco ka bërë mrekullinë duke fituar me përmbysje ndaj rivalit, PSG.

Sport

20/11/2020 22:54

Skuadra vendase ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti që për 45 minuta të realizoi tri herë për të arkëtuar pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Kylian Mbappe (25′, 37′) ishte realizatori nga “Parisienët”, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Por, gjatë 45-minutëshit të dytë ndryshoi gjithçka. Volland në minutën e 52-të ngushtoi shifrat.

I njëjti barazoi rezultatin pas asistimit së Cesc Fabregas (62′).

Kurse, për fitoren e vendasve u sigurua Fabregas që realizoi në minutën e 84-të nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Monaco ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, katër më pak se lideri PSG./Lajmi.net/