Monaco e shet Falcaon, gëzohet Reali
Monaco duket se ka vendosur përfundimisht ta shesë përfundimisht Radamel Falcaon. Sulmuesi kolumbian mund të transferohet në Real Madrid për 60 milionë euro.
Sport
Monaco është dorëzuar përfundimisht. Klubi spanjoll mund ta shesë Radamel Falcaon, i cili e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi ëndërron të transferohet në Real Madrid.
Siç njofton e përditshmja spanjolle AS, klubi mbretëror francez mund ta shesë futbollistin vetëm për 60 milionë euro, ndërsa ishte blerë nga Atletico Madridi verën e kaluar për 45 milionë.
Aktualisht, përfaqësuesi kolumbian është i lënduar dhe nuk ka mundur të marrë pjesë me ekipin e tij në Botëror.
Mirëpo, ai po mendon për sezonin tjetër dhe dëshirë e tij është të rikthehet në kampionatin spanjoll, këtë radhë tek Los Blancos.