Monaco e PSG, në garë për Cech
Monaco dhe Paris Saint Germain janë në garë për ta transferuar portierin e Chelseat, Petr Cech, përkundër faktit se Jose Mourinho e do në skuadër portierin çek.

Sport
Petr Cech mund ta lë Chelsean në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Paris Saint-Germain e Monaco janë në kërkim të portierit çek, i cili përfundoi në bankinë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premierligë ndaj Burnleyt.
Trajneri Jose Mourinho dëshiron ta ketë portierin Cech në ekip edhe sezonin e ardhshëm, edhe pse e preferon më shumë belgun Courtois në portë, por një ofertë e majme nga klubet franceze mund t’ia ndryshojë mendjen klubit nga Stamford Bridge. Këtë lajm e ka bërë të ditur tabloidi britanik, Daily Mail.