Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minaminon

Sport

21/06/2022 23:49

Monaco ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit ofanziv të Liverpoolit, Takuumi Minamino.

Sipas asaj që bën të ditur Goal.com, shifra e transferimit të japonezit në principatë do të jetë 15 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Lojtari erdhi te Liverpooli në vitin 2020 nga Salzburgu për shumën e 8.5 milionë eurove, por nuk është se tregoi diçka të veçantë periudhës në “Anfield Road”.

Mbetet të shihet nëse do ta gjejë formën më të mirë te klubi që garon në Ligue 1. /Lajmi.net/