Momenti kur ylli i Napolit dërgohet me urgjencën në spital

Davide Ospina kishte një moment tejet kritik në ndeshjen, Napoli – Udinese.

Sport

17/03/2019 20:49

Napoli fitoi 4 me 2 ndaj Udineses, por Davide Ospina e pësoi shumë keq.

Portieri i napolitanëve pati një përplasje me anëtarin e skuadrës kundërshtare, Pussetto, duke i mbetur i shtrirë, përcjell lajmi.net.

Ospina mori një goditje në kokë, duke bërë që ai të dërgohet me urgjencë në spital.

Kolumbiani insistoi që ta vazhdonte ndeshjen, por disa minuta më vonë ai ra në tokë.

Disa raportime në mediat italiane thonë se Sopinës i është kthyer vetëdija dhe gruaja e tij është me të në spital. /Lajmi.net/

https://www.dailymotion.com/video/x74dpkz