Momenti kur punëtori i marketit konfronton hajnin e armatosur në Gjilan

Janë publikuar pamjet nga konfrontimi i hajnit me punëtorët e një marketi në Gjilan. Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit me inicialet S.I., i lindur në vitin 1982. Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht ka arritur t’i grabitë paratë, por më pas punëtorët e marketit kamë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin.…

Lajme

29/11/2022 18:02

Janë publikuar pamjet nga konfrontimi i hajnit me punëtorët e një marketi në Gjilan.

Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit me inicialet S.I., i lindur në vitin 1982.

Policia ka njoftuar se i dyshuari fillimisht ka arritur t’i grabitë paratë, por më pas punëtorët e marketit kamë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin.

“I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit të ja grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët tjerë prezent kanë ndërhy dhe kanë arrit që ta ndalin të dyshuarin, gjersa  shumë shpejtë njësitet të shumta patrulluese  policore kanë arrit në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, gjersa hetimet rreth rasteve të cekura më lartë po kryhen nga Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan.