Momenti kur portieri 16-vjeçar goditet nga vetëtima në fushën e lojës

Është publikuar videoja kur portieri 16-vjeçar është goditur nga vetëtima në fushën e lojës, teksa po bëheshin gati për të zhvilluar ndeshjen.

Sport

07/07/2020 13:34

Portieri i Znamya Truda, Ivan Zakborovsky ishte duke stërvitur kur vetëtima e goditi atë në fushë.

Ndërsa shokët e tij të skuadrës po stërviteshin pranë vijës së rivënies anësore, portieri 16-vjeçar ishte gati të godiste topin drejt golit kur incidenti ndodhi në 4 korrik, përcjell lajmi.net.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit Igor Citizov tha: “Kishte një qiell të qartë, megjithëse të vrenjtur, por as shi dhe erë. Nëse do të kishte një stuhi, atëherë nuk do të kishim stërvitur”.

Zakborovsky u dërgua në spital, ku mjekët e futën në gjendje kome të induktuar.

Ndërsa ai pësoi djegie të rënda, klubi i tij zbuloi se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk ka “kërcënim për jetën”. Doktorët shpresojnë se ai do të shpëtojë dhe do të shërohet plotësisht.

Më poshtë video e momentit kur portieri i ri rus goditet nga vetëtima. (Në sekondat e para të videos). /Lajmi.net/