Momenti kur Hysni Gucati shpallet fajtor nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka shpallur sot fajtor, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Lajme

18/05/2022 10:51

Me këtë rast Specialja ka deklaruar se i njëjti dënohet prej 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim si dhe gjobë prej 100 euro.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është akuzuar për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Gucati akuzohej me dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2).

Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020./Lajmi.net/