Momenti kur Gjergj Dedaj bie në gjunjë para arkivolit të babait të Hashim Thaçit
Që nga mëngjesi i ditës së sotme qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku është vendosur trupi i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Në homazhe është parë edhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili ka rënë në gjunjë gjatë homazheve për babanë…

Lajme
Që nga mëngjesi i ditës së sotme qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku është vendosur trupi i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në homazhe është parë edhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili ka rënë në gjunjë gjatë homazheve për babanë e ish-presidentit.
Kujtojmë se Dedaj ishte në Hagë për të dëshmuar në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, për këtë ai kishte thënë se po e bën kundër vullnetit të vet, ndërsa më herët kishte hedhur akuza në drejtim të Thaçit, të cilin e kishte akuzuar se e kishte maltretuar gjatë luftës.
“Në vitin ’98 Thaçi e ka ndaluar delegacionin e shtetit të Kosovës, unë isha nënkryetar i Kuvendit, ishim në vizitë në zonat e luftës, na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij, tha jeni të arrestuar, arsyeja se jeni parti që e përkrahni Ibrahim Rugovën. Ka pas maltretim fizik, psikik, moral. Disa anëtarë të delegacionit janë torturuar fizikisht, edhe unë jam maltretuar fizikisht, ai edhe na ka marrë në pyetje na ka bë presion, është një krim…”, ishte shprehur Dedaj, për çka më vonë e kishte mohuar të njëjtën deklaratë.